Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Palmer: Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet

Zëvendësndihmës sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer në një intervistë ekskluzive për RTV21 tha se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumice serbe është obligim të cilin e kanë marrë institucionet e Kosovës dhe duhet ta zbatojnë!

Ai tha se Kosova duhet të gjejë mekanizma që atë ta zbatoj duke respektuar kushtetutën e saj. Sa i përket padisë së paralajmëruar të Kosovës për gjenocid kundër Serbisë, Palmer tha se një qasje e tille nuk do ti kontribuoj zgjidhjes së problemeve midis dy vendeve. Shkëpusim theke nga kjo intervistë të cilën e zhvilloi kolegu Fatmir Aliu. /RTV21