Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pallaska: Në Prishtinë ka ndodhur urbicid

Elvida Pallaska, planere hapësinore, ka thënë që ndërtimet e larta e kanë mbytur qytetin e Prishtinës.

“Unë e quaj këtë urbicid, sikurse që është gjenocidi, për mua është urbicidi, pra e kemi mbytur qytetin, edhe me ligj por edhe me veprime. Ka shumë faktorë që ndikojnë në këtë kaos urban”, tha ajo.

Gjatë debatit në emisionin “Kallxo Përnime”, Pallaska ka përmendur një nga ndërtesat në Lagjen e Muhaxherëve, në të cilën ndërtimi ishte dashur të shkojë deri në 5 kat, mirëpo deri tani janë ndërtuar 12 kate.

Florim Krasniqi nga sektori i planifikimit në Prishtinë tha që në Lagjen e Muhaxherëve lejohen tri kategori të ndërtimeve.

“Me plan janë paraparë 3 kategori të ndërtimit: 1. banimi individual, 2. banimi i mesëm dhe 3. ndërtim i lartë me etazhitet të pakufizuar. Për të hyrë në kategorinë e tretë të zhvillimit duhet me i pasë minimumi 10 ari parcelë, 60 për qind e sipërfaqes e tërësisë urbane mbetet hapësirë e lirë, pra e gjelbër, për parkingje”, tha ai.

www.kallxo.com