Paleta me blloka bie mbi vetura, policia jep detaje

Një paletë e ngarkuar me blloka ka rënë mbi disa vetura në Klinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se nga rënia e paletës me blloka nuk ka të lënduar.

“Bëhet fjalë për një aksident me dëme të vogla materiale dhe pa të lënduar”, ka thënë Gashi për KALLXO.com.

Tutje ai ka treguar se Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e nevojshme.