Palestinezi rrahet nga refugjatë e tjerë

Një person me nënshtetësi palestineze ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës pasi që është sulmuar dhe grabitur nga shtetas të tjerë të huaj nga Siria, Palestina, Iraku e Algjeria.

Ankuesi ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar dhe goditur me thikë si dhe i kanë grabitur telefonin celular, pasaportën e dy fëmijëve dhe 2 mijë euro para të gatshme.

“Sipas ankuesit njëri prej të dyshuarve e ka sulmuar dhe goditur me thikë dhe i kanë grabitur telefonin celular, pasaportën dhe dymijë (2000) euro para të gatshme. Rasti është iniciuar me urdhër të prokurorit i cili  vazhdon të hetohet dhe nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.