Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pal Lekaj: Vetëvendosja është 'kampione' në nepotizëm

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës e ka quajtur Lëvizjen Vetëvendosje, ‘kampione’ në nepotizëm.

Lekaj tha se vendimet për shkarkime të bordeve të marra nga ekzekutivi janë shfrytëzuar për punësime partiake e familjare.

Deputeti i AAK-së gjithashtu akuzoi qeverinë së ka zvogëluar buxhetin e komunave të cilat nuk udhëhiqen LVV-ja si shenjë hakmarrje.

“Keni ndërprerë buxhetin e komunave që nuk po i qeverisni në shenjë hakmarrje. Shumica e vendimeve janë për ngarkime dhe shkarkime përmes së cilave ju i keni rehatuar njerëzit e juaj. Jeni kampion në nepotizëm”, tha Lekaj.

Lekaj e “arsyetoi” kryeministrin, Albin Kurti se nuk po ka kohë për të raportuar në Kuvendin e Kosovës sa i përket dialgout me Serbinë.

“Po doni t’i theni këmbët kur po ju thërrasin, për këtë nuk po keni kohë me ardhë me raportuar për dialog”, theksoi Lekaj.