Pal Lekaj - Foto: Facebook/PalLekaj

Pal Lekaj: PDK, parti 'kulleriste'

Kandidati për deputet i AAK-së Pal Lekaj e ka quajtur PDK-në parti “kulleriste”, pasi sipas tij “PDK-ja ka rrëshqitur nga identiteti i saj”.

Lekaj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se “PDK-ja kur kishte nevojë për të qëndruar në pushtet e për të marrë votat e Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limajt i kërkonin ku ishin e ku nuk ishin”.

“Ndërsa sot kur keni rrëshqitur nga identiteti e juaj në një parti “kulleriste” sipas jush ata nuk i nevojiten më politikës. E pabesueshme ku ka rënë kjo PDK”, ka shkruar Lekaj.

Kallxo.com ka provuar të marr një përgjigje nga ana e PDK-së, por të njëjtit nuk kanë dashur t`i komentojnë deklarata e Pal Lekajt nga AAK.