Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pal Lekaj jep 6 propozime për t’u përballur me sfidën e rritjes së çmimeve

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në seancën ku po zhvillohet debati parlamentar për masat që duhet të ndërmerren për të ndihmuar qytetaret të përballen me rritjen e çmimeve, ka propozuar gjashtë hapa të menjëhershëm, që sipas tyre duhet të ndërmerren nga qeveria e Kosovës.

Propozimin e bëri deputeti i kësaj partie Pal Lekaj, i cili pati një mal kritikash për vizionin e qeverisë Kurti për rritjen e çmimeve.

Propozimet e AAK-së janë si në vijim:

  1. Për një periudhë 3 mujore të hiqen taksat për artikujt esencial,
  2. Për 3 muaj të përgjysmohen taksat e shitjes së karburanteve,
  3. Të ridraftohet ligji për pagën minimale ku shuma të ngritet nga 250 në 350 euro dhe në këtë ligj të përfshihen edhe veteranët,
  4. Kuvendi para se të shkoj në pushim ta miratoj ligjin e pagave dhe të fillohet zbatimi,
  5. Të miratohet projektligji për tërheqjen e trustit,
  6. Të rishikohen kontratat për kryerje të pun9imeve që janë lidhur në vitin 2019-2020-2021 dhe ta harmonizoj me rritjen e çmimeve

Në seancën e Kuvendit është duke u zhvilluar debati për rritje të çmimeve për të cilën si masë LVV ka propozuar miratimin e projektligjit për caktimin e marzhës së fitimit për produktet bazë.

Ndërsa LDK ka propozuar reduktimin e akcizës dhe TVSH-së në derivate për një periudhë 3 mujore me mundësi vazhdimi për 3 muaj, si dhe të zgjerimin lista e produkteve me TVSH të reduktuar.

LDK propozon reduktim të akcizës dhe TVSH-së për 3 muaj