Foto: Pal Lekaj, Facebook

Pal Lekaj e takon brenda Kuvendit ish-banorin e ‘Big Brother’

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Pal Lekaj, ka pritur në Kuvendin e Kosovës, ish banorin e spektaklit ‘Big Brother’, Gjon Karrica i njohur në publik me emrin ‘Lugati’.

Lekaj ka thënë se ‘Lugati’, ka treguar për një jetë interesante të një personi të rritur në diasporë.

“Mëngjesin e filluam me Gjon Karricën “Lugatin” i cili tregojë një jetë interesante të një personi të rritur në diasporë me vështirësi si shumë shqiptar që u larguan në vitet e 90 ta, një familjar i mirë, një artist me të ardhme dhe person shumë pozitivë. Gjonit i uroj shëndet, suksese e karrierë të ndritur”- ka thënë ai.

Deputeti nga radhët e AAK-së, ka publikuar disa fotografi nga takimi i zhvilluar në zyrat e Kuvendit.

“Lugati”, ka qenë pjesëmarrës në formatin televiziv “Big Brother Vip Kosova”.