Pal Lekaj - Foto: Facebook

Pal Lekaj: E pranojmë vendimin e Kushtetueses, pa marrë parasysh a na pëlqen a jo

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se partia e tij, e cila në koalicion qeverisës me LDK-në, e pranon vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e qeverisë Hoti.

Kjo Gjykatë sonte nxori një vendim me të cilin e aprovoi ankesën e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kontestuan votën e deputetit Etem Arifi.

“Ne nuk e komentojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, si AAK e pranojmë vendimin, pa marrë parasysh a na pëlqen a jo”, ka thënë deputeti Lekaj për KALLXO.com.

Etem Arifi ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit por i njëjti ishte certifikuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor për zgjedhjet nacionale të vitit 2019.

Kushtetuesja shkarkon Qeverinë Hoti, shpall zgjedhjet e reja

www.kallxo.com