Pal Lekaj e ndërron Sekretarin e Përgjithshëm - DOKUMENT

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, e ka shkarkuar nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë, Nebih Shatrin, Ushtrues i Detyrës i deritanishëm.

Në vend të Shatrit, ministri Lekaj e ka emëruar në pozitën e Sekretarit si Ushtrues Detyre, Betim Reçicën.

Reçica para se të emërohej Ushtruesit të Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të MI-së ka mbajtur pozitën e udhëheqësit të NJZP-së për projektin e ndërtimit të Autostradës Kijevë-Zahaq.

Në Dokumentin që ka siguruar KALLXO.com, thuhet se Betim Reçica do të ushtrojë detyrën e sekretarit të Përgjithshëm me kompetenca të plota dhe me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shfuqizohet vendimi i datës 06 shkurt 2017 me të cilin ishte caktuar Nebih Shatri U. D. i Sekretarit të Përgjithshëm.

Reçica ishte zyrtar i prokurimit në kohën kur këtë ministri udhëhiqej nga Fatmir Limaj. Madje, Reçica ishte dëshmitar në rastin MTPT, ku ishte i përfshirë edhe Fatmir Limaj.

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit me Ambasadën Britanike për t’i ofruar asistencë në rekrutimin e pozitave të larta, duke përfshirë sekretarët e përgjithshëm.

Vendimi