Pal Lekaj

Pal Lekaj dënohet për keqpërdorim detyre

Ish-kryetari i Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj është shpallur fajtor sot për keqpërdorim detyre, nën akuzën lidhur me subvencionet e shpërndara në Gjakovë.

Bashkë me Lekajn në këtë rast po akuzohen edhe Ismet Isufi (ish-drejtor i Bujqësisë)  dhe Gani Rama(ish-zyrtar financiar), ndërsa Veli Hajdaraga po akuzohet për mashtrim me subvencione dhe shmangie nga tatimi.

Pal Lekaj u dënua me burg me kusht prej 1 vit e 6 muaj. Dënimi nuk do t’i ekzekutohet nëse për dy vite ai nuk do të kryejë vepra të tjera penale.

Gani Rama u dënua me burgim me kusht prej 1 viti. Dënimi nuk do t’i ekzekutohet nëse për dy vite ai nuk do të kryejë vepra të tjera penale

Ismet Isufi u dënua me burg me kusht prej 1 vit e 6 muajsh. Dënimi nuk do t’i ekzekutohet nëse për dy vite ai nuk do të kryejë vepra të tjera penale

Ndërsa për Veli Hajdaragën u dha dënim unik me gjobë në shumë prej 8 mijë euro dhe 1 vit burgim me kusht. Dënimi nuk do t’i ekzekutohet nëse për dy vite ai nuk do të kryejë vepra të tjera penale.

Pal Lekajt, Ismet Isufit dhe Gani Ramës, iu shqiptua edhe dënimi plotësues mos-ushtrimi i funksionit për dy vjet dhe 69,780 euro t’ia kompensojnë komunës, në afat prej 1 viti.

Veli Hajdaraga u dënua që të paguajë kompensim ATK-së shumën prej 21.283 euro në emër të tatimit të papaguar si dhe në emër të kontributeve personale shumën prej 3,435, në afat prej 1 viti.

Seancën e kaluar, të akuzuarit pretenduan se akuza ishte ngritur politikisht.

Aktakuza e rastit:

Pal Lekaj dhe Ismet Isufi, akuzohen se gjatë periudhës 2008-2014, duke vepruar në cilësinë e personave zyrtarë, i pari në cilësinë e kryetarit të Komunës së Gjakovës, ndërsa i dyti si drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, kanë shpërndarë subvencione, përmes kompanisë “UNION-VL”, në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike.

Ndërsa i akuzuari Veli Hajdaraga ngarkohet me veprën e mashtrimit të subvencioneve dhe shmangies nga tatimi.

Prokuroria Speciale, po akuzon Gani Ramën, në cilësinë e zyrtarit financiar në komunë në atë kohë,  se “kishte lejuar alokimin dhe propozimin e mjeteve lidhur me pagesat që i janë bërë biznesit DPT “Union-Vl”, me pronar Veli Hajdaraga, për shpërndarjen e subvencioneve.

Në aktakuzë thuhet se Gani Rama, këto mjete i kishte lejuar pas asnjë procedurë për shpërndarjen e subvencioneve, pa kontratë si dhe pa pasur fatura të rregullta apo dokumentacion tjetër përcjellës, ashtu siç është përcaktuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave publike dhe rregullat e përcaktuara.

Shuma e keqpërdorur nga i pandehuri dhe të tjerët, sipas aktakuzës është 218,956.67 euro,