Pako edukative dhe higjienike për fëmijët me nevoja të veçanta

Zyra e ‘Save the Children’ në Kosovë sot do të shpërndajë 100 pako me material didaktik, lodra edukative dhe pajisje higjienike.

Sipas njoftimit pakot do të shpërndahen në dhjetë shkolla fillore të Kosovës të cilat mbështesin arsimin gjithëpërfshirës me të fëmijëve me nevoja të veçanta të mbështetura përmes projektit „Promovimi i arsmit gjithëpërfshirës në Kosovë‘ që zbatohet nga Save the Children në Kosovë në shtatë komuna të Kosovës.

„Në këtë periudhë kur po përballemi me një pandemi globale të coronavirusit (COVID-19), Duke parë që në Kosovë kjo mungon, Save the Children në Kosovë, javën që shkoi mundësoi zhvillimin e platformës për arsim gjithëpërfshirës në distancë http://arsimigjitheperfshires.rks-gov.net/

Sipas njoftimit në të njëjtën kohe, këto pako mich materiale didaktike, lodra edukative dhe pajisje higjienike dhe materiale me mesazhe vetëdijësuese për mbrojtje nga coronavirusi, do të shërbejnë si mbështetje shtesë për të gjithë vajzat dhe djemtë me nevoja të veçanta që të mund të zhvillojnë aktivitetet edukative në kushte shtëpie.

Shpërndarja e këtyre pakove thuhet se do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me drejtoritë komunale të arsimit, shkollat.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!