
Pakistan, shpërthim në një xhami, dhjetëra të vrarë
30.1.2023 - 11:38
Një shpërthim brenda një xhamie në qytetin veriperëndimor të Pakistanit të Peshawar të hënën ka lënë të paktën 17 persona të vdekur dhe 83 të tjerë të plagosur, sipas Mohammad Aijaz Khan, shef i policisë së Peshawarit, raporton CNN.
Xhamia ndodhet brenda linjave policore të qytetit dhe frekuentohet kryesisht nga zyrtarë të rendit.
Shpërthimi ka ndodhur në mes të namazit të pasdites.
Më shumë informacione rreth këtij shpërthimi priten të bëhen të ditura gjatë ditës, shkruan CNN.
Përgatiti: Nuhi Shala