Pakistan - Persona të armatosur sulmuan shkollën dhe vranë 8 mësues në sulme të ndara

Persona të armatosur e kanë sulmuar një shkollë në veriperëndim të Pakistanit të enjten, duke vrarë shtatë mësues dhe një mësues tjetër nga shkolla në një sulm të ndarë. Më herët gjatë ditës, një shkëmbim zjarri ku ishin përfshirë disa militantë diku tjetër në rajon rezultoi me gjashtë ushtarë pakistanezë.

Dhuna po i nënvizon sfidat me të cilat po përballet qeveria e kryeministrit Shahbaz Sharif mes një rritjeje të sulmeve militante në të gjithë vendin në muajt e fundit.

Në Kurram, një rajon në provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa që kufizohet me Afganistanin, një grup personash të armatosur sulmuan një shkollë qeveritare ku studentët po i nënshtroheshin provimeve. Shtatë mësuesit e vrarë ishin anëtarë të komunitetit pakicë shiit të Pakistanit, i cili shpesh është në shënjestër të militantëve.

Një mësues tjetër nga e njëjta shkollë, një mysliman sunit, u qëllua për vdekje në rrugë në një sulm të veçantë më herët gjatë ditës në Kurram, sipas zyrtarit të policisë lokale Abbas Ali.

Askush nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për sulmet dhe Ali tha se nuk ishte e qartë nëse ato ishin të lidhura.

“Ne po i shqyrtojmë të gjitha aspektet dhe deri më tani nuk e kemi idenë se kush i vrau mësuesit”, ka thënë ai. Kryeministri i ka dënuar sulmet ndaj mësuesve dhe ka urdhëruar një hetim për vrasjet.

Më herët të enjten, gjashtë ushtarë u vranë në një shkëmbim zjarri në Vaziristanin e Veriut, një rajon tjetër në provincën Khyber Pakhtunkhwa. Ushtria nuk ka ofruar detaje mbi shkëmbimin e zjarrit, por ka thënë se tre militantë u vranë gjithashtu.

Rajoni është një ish bastion i talebanëve pakistanezë – Tehrik-e-Taliban Pakistan, ose TTP, siç njihet edhe grupi – dhe gjithashtu militantëve të tjerë. TTP është një grup i veçantë, por aleat me talebanët afganë.

Marrja e kontrollit mbi Afganistanin nga talibanët në gusht të vitit 2021 e ka trimëruar TTP-në, e cila i ka intensifikuar sulmet në të gjithë Pakistanin, duke i shënjestruar kryesisht forcat e sigurisë. Ushtria në javët e fundit ka kryer gjithashtu bastisje të shumta në strehëzat e militantëve në veriperëndim, duke vrarë dhe arrestuar dhjetëra kryengritës.

Ndaras nga rritja e sulmeve militante, qeveria e Sharifit me para në dorë po përpiqet gjithashtu ta ringjallë një paketë shpëtimi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe të rimëkëmbet nga përmbytjet masive të vitit të kaluar që lanë të vrarë qindra dhe shkaktoi dëme prej 30 miliardë dollarësh./CBSNews

Përgatiti: Nuhi Shala