Pakistan: Disa të vrarë nga shpërthimi në xhami

Së paku 15 persona janë vrarë, nga një shpërthim në jugperëndim të Pakistanit.

Lajmin e ka konfirmuar policia e Pakistanit.

Shpërthimi ndodhi në një xhami të provincës Baluçistan, tha shefi i policisë lokale, Mohammad Ajmal.

Në mesin e viktima është edhe një zyrtar policor, për të cilin raportohet se ka qenë në shënjestër të sulmit.

Deri më tani, raportohet për 11 persona të plagosur.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Sulmi ndodhi dy ditë pas një shpërthimi në këtë rajon, që vrau dy pjesëtarë të një force paraushtarake.

Grupi Hizbul Ahrar, një degë e grupit të talibanëve pakistanezë e kishte marrë përgjegjësinë për sulmin.

Talibanët kanë një prezencë të fuqishme në rajonin e Baluçistanit. Provinca ndodhet në kufi më Afganistanin dhe Iranin. /REL