Ilustrim: Foto: Komuna e Gjilanit

Pak para korrjes, digjen katër hektarë grurë

Zjarri ka përfshirë katër hektarë të mbjellë me grurë në Korroticë të Poshtme të Drenasit.

Policia njofton se rasti ka ndodhur pasditën e së enjtes, rreth orës 14:15.

Rastin e ka raportuar pronari i arës.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes  kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

“Për veç demit të shkaktuar nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin policor.