Zjarrfikës - Foto: REL

Pajisjet e zjarrfikësve të komunës së Gjakovës e kanë kaluar afatin e tyre të përdorimit

Komuna e Gjakovës nuk ka kapacitete humane të zjarrfikësve të mjaftueshme për numrin e banorëve.

Sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditorit, e cila ka kryer auditimin Parandalimin-dhe-reagimin-e-situatave-emergjente- Vërshimet, qendra operative e zjarrfikësve në komunën e Gjakovës funksionon në kuadër të regjionit të Pejës.

Në kuadër të Njësisë për Zjarrfikje dhe Shpëtim (NJPZSH) në Gjakovë nuk ka zjarrfikës të specializuar për shpëtim në ujëra.

raportin e auditorit thuhet se Komuna e Gjakovës gjatë vitit 2020 ka kërkuar nga Ministria e Financave rritje të numrit të stafit, kryesisht numrin e zjarrfikësve.

Sipas ligjit, për çdo 1,500 banorë së paku duhet një zjarrfikës profesional.

Komuna e Gjakovës kishte 43 zjarrfikës aktivë, ndërsa nëse i referohemi ligjit në fuqi, komuna duhet të ketë 62 zjarrfikës të trajnuar dhe të gatshëm për reagim, bazuar në numrin e banorëve rezidentë në këtë komunë.

Në komunën e Gjakovës aktualisht janë 13 automjete për reagim emergjent të cilat kryesisht janë donacion. Shumica e automjeteve janë dhënë donacion para vitit 1999. Ka edhe pajisje të cilat nuk janë funksionale për shkak të vjetërsisë së tyre.

Komuna e Gjakovës sa i përket pajisjeve për reagim ndaj vërshimeve ka funksionale dy barka dhe veshjet për zhytje si donacion.

Automjetet për zjarrfikje që janë në gjendje të rregullt teknike, bazuar ne UA tw MPB-se Nr. 08/201957 specifikohet se afati i përdorimit në gjendje të rregullt i këtyre automjeteve të jetë deri 15 vite, nga viti i prodhimit. Ky UA nuk kishte rregulluar specifika tjera lidhur me afatin e përdorimit, duke mos specifikuar periudhën e fillimit të përdorimit pas datës se prodhimit, mirëmbajtjen teknike për t’ia zgjatur jetën e përdorimit dhe afatin e përdorimit të përcaktuar sipas udhëzimeve të prodhuesit. Bazuar në këtë udhëzim, të gjitha pajisjet e komunës së Gjakovës e kanë kaluar afatin e tyre të përdorimit edhe pse ato të gjitha me përjashtim të njërës janë në përdorim dhe funksionale.