Pahor: Kam mendim ndryshe nga 'non-paper', jam kundër ndryshimit të kufijve

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor në një konferencë të përbashkët me Vjosa Osmanin, ka deklaruar se është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Pahor tha se ka mendim plotësisht të kundërt me ato që shkruhen në ‘non-paper’ që u publikuan disa ditë më parë.

“Nuk pajtohem për ndryshim të kufijve, qëndrimi im është i lidhur me këtë është plotësisht kundër, pra të mos bisedohet për ndryshim të kufijve. Dua të bind bashkëbiseduesit në BE dhe Ballkanin evropian që vazhdohet me procesin e zgjerimit dhe reformave”, u përgjigj ai në pyetjen se a qëndron prapa “non-paper” të publikuar së fundmi.

Para disa ditësh janë publikuar disa informacione që përmban një “non-paper”, që flet për për themelimin e të ashtuquajturit “distriktit autonom të Kosovës së Veriut” dhe për njohjen e integritetit dhe sovranitetit territorial mes Kosovës dhe Serbisë.

Në anën tjetër, ai refuzoi të flas nëse kanë pranuar ndonjë kërkesë për të ofruar garancë për gjykim në liri për luftëtarët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë të dyshuar për krime lufte.

Osmani: Kosova e gatshme për dialog, por me kufijtë që janë përcaktuar më 17 shkurt 2008