Paguan me 100 euro fals, arrestohen tre shtetas të huaj

Një pronar i një lokali në Shtërpcë ka njoftuar organet e rendit se tre persona të dyshuar, të cilët po shërbeheshin, i kanë dhënë një kartëmonedhë 100 euro të falsifikuar.

Policia njofton se pas një pune operative është arritur që të ndalohen të dyshuarit,  një grua dhe dy burra, shtetas të huaj të cilët kanë qenë me veturën e tyre të llojit Citroen me targa te huaja.

Gjatë kontrollimit në posedim të personave të dyshuar janë gjetur dhe janë konfiskuar tetë kartëmonedha në vlerë nga 100 euro të cilat dyshohet që janë të falsifikuara.

Të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa vetura e tyre është konfiskuar në cilësi të provave materiale.

Pas intervistimit personat e dyshuar me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.