Ilustrim

Pagoi afër 30 mijë euro për dy vetura, i dyshuari nuk ia solli ato

Një person në Pejë ka raportuar se me datë 09.22.2022 se me një burrë ka bërë një marrëveshje gojore për blerjen e dy veturave.

Për këtë marrëveshje të dyshuarit ia ka paguar 15,000 euro kesh, dhe 14,500 euro përmes gjiro llogarisë, mirëpo i dyshuari nuk ia ka sjellë veturat.

I dyshuari nuk është hasur nga policia.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet.