Pagën 5 Mijë Euro, Jeton me Qira

Prej se ka nisur publikimi i pagave në Kosovë, Zalli ka qenë në top-listën e personave më të paguar në Kosovë.

Përkundër të hyrave të mëdha, drejtori menaxhues i FKP-së Ardian Zalli, ka deklaruar se ka një pasur prej 266 mijë e 103 eurove.

regjistrin e deklarimit të pasurisë, drejtori Zalli deklaron se nuk ka pasuri të paluajtshme. Në anën tjetër Zalli ka deklaruar se ka veturë në vlerë prej 12 mijë e 700 eurove.

Janë 192 mijë e 420 euro para të gatshme të deklaruara se i ka në institucionet financiare.

Të ardhurat vjetore të drejtorit Ardian Zalli janë 60 mijë e 983 euro.

Në të dhënat tjera të deklaruara Zalli deklaron se jeton me qira me familjen e tij

“Vendbanimi i lartcekur është banesë me qira në të cilën jetoj me familjen e ngushtë në Prishtinë”, thuhet në deklarimin e pasurisë së Zallit.