
Dogana e Kosovës - Foto: Rtv21
Pagat e zyrtarëve të Doganës dhe Inteligjencës financiare sipas koeficientit të caktuar nga Qeveria
105 euro është caktuar të jetë këtë vit vlera e koeficientit për pagat në sektorin publik, vlerë e cila është caktuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.
Lajmi është thënë nga vet kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili ka thënë se sipas llogaritjeve të Ministrisë së Financave në vitin e ardhshëm vlera e koeficientit do të jetë 110.
Në bazë të vlerës së koeficientit për 2023-ën, nëntë pozitat e zyrtarëve të Doganës së Kosovës paga më e lartë do të jetë 1,522.5 euro për drejtorin e përgjithshëm të Doganës, ndërsa më e ulëta do të jetë 210 euro për kadetin doganor.
Sipas pozitës, drejtuesi 1, në nivelin e gjashtë doganor, në bazë të vlerës së caktuar, brenda muajit do të paguhet me pagë prej 1 mijë e 260 euro.
Drejtuesi 2, në nivelin e pestë doganor do të paguhet me pagë prej 1 mijë e 92 euro, ndërsa zyrtari doganor 1, në nivelin e katërt doganor, do të paguhet 984 euro në muaj.
Zyrtari doganor 2, në nivelin e tretë doganor sipas vlerës së koeficientit do të paguhet 819 euro në muaj.
Zyrtari doganor 3, në nivelin e dytë doganor, do të paguhet 766,5 euro në muaj, ndërsa për zyrtarin doganor 3, në nivelin e parë doganor, paga do të jetë 682,5 euro.
Ndërsa, asistenti doganor është paraparë në bazë të vlerës së koeficientit që të paguhet me 472,5 euro në muaj.
Vlera e koeficientit të caktuar sot do të vlejë edhe për Njësinë e Inteligjencës Financiare (NJIF-K), e cila i ka gjashtë pozita.
Kjo njësi i ka gjithsej katër drejtues, prej të cilëve dy janë drejtues të lartë, ku ai i pari fusha e zbatimit të së cilit do të jetë drejtor i NJIF-K, do të ketë pagën prej 1 mijë e 470 euro.
Ndërsa, sipas koeficientit, drejtuesi i dyti, në fushë zbatimi të zëvendës drejtorit, do të paguhet për shërbimet e tij mujore me 1,312.5 euro.
Drejtori i mesëm apo udhëheqësi i një departamenti apo ekuivalent që ka koeficientin 10.5, në bazë të vlerës së koeficientit do të ketë pagën mujore prej 1102.5 euro.
Përderisa, drejtori i ulët që fushë zbatimi ka udhëheqës i divizionit ose ekuivalent do të paguhet me 997.5 euro për muaj.
Dy pozitat e tjera të kësaj njësie janë profesional 1, që do të marr pagën prej 945 eurove dhe profesional 2 që do të paguhet me 756 euro në muaj.
Fusha e zbatimit të profesional 1 është analist i inteligjencës, ndërsa ajo e profesional 2 është analist i inteligjencës i ri.
Koeficienti është bërë sot publik nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se në bazë të llogaritjeve të Ministrisë së Financave vitin e ardhshëm vlera e koeficientit pritet të jetë 110.
Ligji për Pagat në sektorin publik është miratuar në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës, me 22 dhjetor 2022. Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dekretuar më 5 janar Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.
Projektligji i cili ka nxitur reagime tash e sa muaj, më 22 dhjetor 2022, ka marrë mbështetjen e shumicës së deputetëve, pro të cilit kanë votuar 63 deputetë.
Në votimin e dytë të Projektligjit për paga, deputetët e tri partive opozitare PDK, LDK dhe AAK nuk morën pjesë ndonëse ishin të pranishëm në sallën e parlamentit. Kritikat e tyre, lidheshin kryesisht me mos caktimin e vlerës së koeficientit.
Vlera e koeficientit për paga në sektorin publik këtë vit do të jetë 105 euro