Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Pacolli ‘zhgënjen’ deputetin Basha: Shtëpia ime funksionon me energjinë e Zotit
Kryetari i subjektit Aleanca Kosova e Re – AKR, Behgjet Pacolli, i ka reaguar deklaratës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha, i cili gjatë debatit parlamentar në lidhje me shtrenjtimin e energjisë elektrike, ka përmendur edhe shtëpinë e Pacollit.
Deputeti Basha, kishte thënë se duhet të ketë bllok tarifa për qytetarët që e përdorin për luks energjinë. Këtë deklaratë Basha e kishte drejtuar nga shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Abelard Tahiri, ndërsa e kishte përmendur edhe shtëpinë e Pacollit.
“Nëse e kalon përmbi 1 mijë kilovat për një familje duhet me pagu pak ma shumë se Abelard shtëpinë tanë malore në Brezovicë duhet me pagu pak ma shumë se një qytetar në banesë. Nuk besoj që as zotëri Pacolli del kundër me pagu pak ma shumë se e ka shtëpinë më të madhe dhe hargjon më shumë”, tha ai.
Pacolli përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se shtëpia e tij funksionon me energji efiçiente – alternative.
Postimi i plotë i Pacollit:
Deputeti i partisë në pushtet, sot në debatin parlamentar, para qytetarëve të Kosovës dhe kolegëve, në kontest me tarifat e energjisë elektrike, tha se “Pacolli e ka shtëpinë e madhe dhe duhet ta paguajë rrymën e shtrenjtë”
Në pamundësi për të arritur në radhë për t’u përgjigjur, po e
siguroj kolegun tim deputet se;
“Jam mësuar gjithmonë të paguaj, por në këtë rast, nëse nuk keni pretendime tjera , më duhet t’ju zhgënjej…
“shtëpia ime, sido që të jetë, ajo funksionon me energjinë e Zotit, d.m.th. me energji
eficente-alternative.