Behgjet Pacolli | Foto: Facebook

Pacolli uron Kurtin e Mustafën për koalicionin

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli i ka uruar Kurtin e Mustafën për arritjen e koalicionit qeverisës.

Pacolli i ka përgëzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe LDK-në për punën e tyre deri në arritjen e konsensusit për të qeverisur së bashku.

Në fund ai ka shkruar se Kosovën e presin shumë punë dhe sfida.

“Përgëzoj VV dhe LDK për punën e tyre të palodhur derisa arritën konsensus për të qeverisur Kosovën së bashku për mandatin e tyre të ardhshëm. Kosovën e presin shumë punë dhe sfida…Urime e punë të mbarë!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Sot është nënshkruar marrëveshja për koalicionin qeverisës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, gati 4 muaj që kur janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme, më 6 tetor 2019.

Sipas marrëveshjes së arritur, Qeveria e re do t’i ketë 15 ministri, dy zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.

Glauk Konjufca, i cili është zgjedhur më 26 dhjetor kryetar i Kuvendit, do të largohet nga kjo pozitë për të kaluar në ekzekutiv, kurse ulësja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës do t’i kalojë LDK-së.

Po ashtu, çështja e presidentit nuk është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar, por për këtë do të merren vesh Mustafa e Kurti kur të vijë koha dhe t’i përfundojë mandati presidentit aktual.