Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pacolli tregon pse nuk ishte sot në seancën konstituive të Kuvendit

113 deputetët e rinj sot kanë dhënë betimin e tyre në Kuvendin e Kosovës duke konstituar legjislaturën e tetë.

Behgjet Pacolli nga Aleanca e Re e cila në zgjedhje garoi në listë të përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës është në mesin e shtatë deputetëve të cilët sot nuk kanë dhënë betimin për deputet.

Pacolli përmes një postimi ka thënë se si shkak i masave kundër COVID-19 nuk ka mundur të jetë prezent sot në Kuvend. Ai ka shtuar se kufizimet e reja ia kanë pamundësuar marrjen pjesë në Parlament.

“Sot u konstitua legjislatura e tetë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e lira dhe demokratike të 14 shkurtit. Vendi ynë ashtu si e tërë bota po kalon krizën e rëndë të pandemisë Covid-19, andaj themelimi i shpejtë i institucioneve të reja është më se i nevojshëm. Për arsye tashmë të njohura, nga kufizimet e shkaktuara (sidomos ditëve të fundit) nga pandemia, me privoj, edhe për kundër dëshirës sime unë sot nuk mund të merrja pjesë në Kuvend për të dhënë betimin dhe filluar punën, por që një gjë të tillë do ta bëj në seancën e radhës”, thuhet në postimin e Pacollit.

Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës