Pacolli thotë se nuk pranoi të nënshkruajë një deklaratë pasi Kosova u paraqit me fusnotë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, në seancën e sotme të Kuvendit bëri të ditur se nuk ka pranuar që të nënshkruajë një deklaratë të përbashkët  të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Pacolli tha se nuk e ka nënshkruar për shkak që Kosova ishte paraqitur me fusnotë.

“Në takimin e komisionit të përhershëm qendror në kryesimin e Turqisë, nuk u arrit të miratohet deklarata e përbashkët dhe si përfaqësuese e kuvendit në këtë komision  nuk e kam përkrahur deklaratën  përbashkët sepse Kosova nuk është trajtuar drejtë dhe në mënyrë tw barabartë. Këtë të hënë nuk e kam përkrahur deklaratën w përbashkët  për arsye se nuk është trajtuar Kosova drejtë dhe në mënyrë të barabartë”, tha Pacolli.

Ajo shtoi se javën e ardhshme do të marrë pjesë edhe në një asamble në Turqi dhe do të kërkojë që Kosova të mos futet me fusnotë.