Pacolli takohet me Ramën, flasin për unifikimin e skenës politike shqiptare

Ish- ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, tani deputet dhe kryetar i AKR-së, Behgjet Pacolli është takuar gjatë ditës me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama i cili po qëndron në Kosovë për një vizitë dy ditore.

Pacolli ka shkruar se në takim me Ramën kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe për dakordimin e se skena politike shqiptare duhet të jetë e unifikuar përballë padrejtësive ndërkombëtare.

“Ne shkëmbyem mendime mbi zhvillimet e fundit dhe ramë dakord që skena politike shqiptare duhet të unifikohet përballë padrejtësive ndërkombëtare dhe si komb duhet t’i përgjigjemi përpjekjeve për të rishkruar historinë tonë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Dje Edi Rama është takuar me përfaqësuesit e institucioneve dhe partive politike në Kosovë.