Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pacolli: Shtëpia e Bardhë, i vuri vija të kuqe Kosovës

Kosova nuk do të jetë pjesë e shteteve në “Samitin e Presidentit për Demokracisë”, këtë e kanë konfirmuar sot nga Ambasada e Shteteve të bashkuara të Amerikës.

Sipas liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli, Kosova është vendosur në grupin e shteteve të cilat e kanë vijë të kuqe nga Shtëpia e Bardhë.

“Kosova në këto vite dhe muaj është treguar e pasinqertë ndaj aleancës me SHBA-në. Joe Biden dhe John Kerry gjatë administratës së Obamës u ofenduan nga pushtetarët e sotëm ndërsa sot çdo kërkesë amerikane merret me dyshim, refuzohet apo përbuzet”, ka shkruar ai nw llogarinw e tij nw rrjetin social Facebook.

“Kryeministri Kurti mori atë që donte. Nga Shtëpia e Bardhë, jo e kuqja, apo e gjelbra, u vendos në grupin e shteteve që kanë vijë të kuqe nga Shtëpia e Bardhë”, ka shkruar Pacolli.

Sipas tij ky është një dëm i madh për Kosovën. Pacolli mendon se Kosova do të duhej të ishte e para në rajon në këtë Samit pasi thotë se vendi kurrë më parë nuk ka pas nevojë të thyejë ciklin e izolimit.

“Asnjëherë në historinë e Kosovës nuk ka ndodhur që për më shumë se 7 muaj qeveria të mos e vizitojë Uashingtonin dhe as që një lider kosovar të mos takohet me homologët e tyre amerikanë. Kjo nuk ndodhi as gjatë Asamblesë se Përgjithshme të OKB-së. Nuk i bën Kosovës nder të mbetët së bashku në grup me Vuçiqin, Dodikun dhe Putinin! Përkundrazi është një kambanë alarmi!!!”, ka shkruar Pacolli.

Ambasada e ShBA-së tregon pse Kosova nuk u ftua në ‘Samitin e Presidentit Biden për Demokraci’