Pacolli publikon foto dhe video të gjendës së dëmtuar të rrugës Kamenicë - Marec - Prekoc (VIDEO)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në facebook ka treguar për gjendjen e rrugën Kamenicë – Marec – Prekoc.

Përmes disa videove, dhe fotografive, Pacolli ka treguar se gjendja e kësaj rrugë nuk është aspak e mirë.

“Kjo është gjendja rrugës Kamenice-Marec-Prekoc. Është arteria kryesore që lidh Gollakun me Prishtinën, Dardanën dhe pjesën lindore të Anamoravës. Kjo rrugë është gjithashtu e vetmja rrugë që mban gjallë minierën e Artanës”, ka shkruar Pacolli.

Ai ka thënë se “nuk e di se çfarë duhet të ndodhë për të ndërhyrë në restaurimin e kësaj rruge”.

“Unë sinqerisht shpresoj që kësaj here Ministria e Infrastrukturës të jetë përgjegjëse dhe të ndërhyjë në rregullimin e kësaj arterie të rëndësishme për Gollakun”, ka shkruar Pacolli në postimin e tij.