Pacolli përgëzon Trumpin për vrasjen e liderit të ISIS

Ministri i Jashtëm në largim i Kosovës, Behgjet Pacolli, e ka përgëzuar presidentin amerikan, Donald Trump, për operacionin e ushtrisë amerikane në Siri, që rezultoi me vrasjen e liderit të ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi.

“Kosova mirëpret operacionin e suksesshëm të ushtrisë amerikane kundër liderit të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi. Arritje e madhe e udhëheqjes së Donald Trump në luftën kundër terrorizmit. Kosova si anëtare e koalicionit kundër ISIS mbetet e përkushtuar në luftën globale për të mbrojtur vlerat tona”, ka shkruar Pacolli në një postim në rrjetin social Twitter.

Mëngjesin e ditës së sotme, presidenti amerikan nga Shtëpia e Bardhë, tha se lideri i Shtetit Islamik, al-Baghdadi, ka mbetur i vrarë, pas një aksioni nga forcat speciale të ushtrisë amerikane në veriperëndim të Sirisë.

Donald Trump: al-Bagdadi është vrarë

.