Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pacolli: Në bashkëpunimin me Nismën, dola i lagur

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli në Kallxo Pernime ka folur për koalicionin e zgjedhjeve te 6 tetorit të 2019 mes AKR-së dhe Nismës për Kosovë.

Pacolli tha se nga ky koalicion kanë dalë të lagur.

“Ne kemi qenë në koalicion, por kemi dalë pak a shumë të lagur prej atij koalicioni për arsye se ne u dëmtuam për disa mijëra vota. Aty pata humbë çdo vullnet për të ecur përpara, prandaj s’kemi kërkuar që të kemi asnjë post, në komisione apo në grup parlamentar. Veç ia kemi dhanë krahun si grup parlamentar”, tha fillimisht Pacolli.

I pyetur se si po e mendon këtë që kanë dalë të lagur, Pacolli e jep këtë shpjegim.

“Ai (Fatmir Limaj) ka gjuajtë me gurë, është ngritë dallgë e ujit edhe na ka lagë me ujë (qesh)”, shtoi Pacolli.

Sipas tij, vendimi për koalicion me Nismën për Kosovë nuk ka qenë një zgjedhje atraktive për AKR-në.