Pacolli kritikon Osmanin, i thotë të mendojë pozitivisht për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Ish-kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova ka nevojë për marrëveshje me Serbinë.

Përmes Facebook-ut, deputeti ka kritikuar edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Vjosa osmani.

“Këtë herë po i drejtohem Kryetares së Kuvendit, Znj. Vjosa Osmani, Kryetare , sa herë që jeni deklaruar (shpesh ka ndodhur)  në një veprim të Kryeministrit Hoti (i cili në të vërtetë konsiderohej si një hap drejt një marrëveshje me Serbinë), ju keni thënë; “Marrëveshja duhet të kalojë në kuvend””, ka shkruar Behgjet Pacolli.

Ai, madje, i ka sugjeruar Osmanit që të mendoj pozitivisht në raport me marrëveshjen Kosovë-Serbi.

“Kjo duket sikur se ju nuk e doni  këtë marrëveshje. Deklaratat e juaja duken si kërcënim se ajo  marrëveshje nuk do të kalojë në kuvend. Po tingëllon kështe, Kryetare. Po tingëllon kështu..  por edhe, si duket, Ju po betoheni  qe kjo marêveshje  nuk do të kalojë në Kuvend. Kryetare, mendoni pozitivisht!! Leni anash inatet politike, Kosova nuk mundet më kështu! Kosovës i novoitët marrëveshja!!!”, thuhet në postim.

“Pozicioni juaj (në përgjithësi) është i ndryshëm nga ai i popullatës së Kosovës e cila sot vuan nga varfëria, papunësia, privimi i lëvizjes së lirë, getoizimi i vendit, etj që varen ekskluzivisht nga paqësimi në rajon!!”, ka vlerësuar kreu i partisë AKR.

Sot gjatë ditës, Vjosa Osmani tha se çdo marrëveshje me Serinë duhet të kalojë nëpër Kuvend të Kosovës. Ndërkohë sot pritet të mbahet takimi kryesor mes delegacionit serb dhe kosovar në një takim ku pritet të marrë pjesë edhe Presidenti i ShBA-së Donald Trump.

Deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar mbi natyrën e marrëveshjes që pritet të nënshkruhet.

Osmani: Marrëveshja përfundimtare më Serbinë duhet të kalojë përmes Kuvendit

www.kallxo.com