Behgjet Pacolli - Foto: REL/EPA-EFE

Pacolli: Kosova nuk i pranon pasaportat e Rusisë për banorët ukrainas

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtëm në dorëheqje, Behgjet Pacolli ka bërë thirrje që Rusia të ndalojë politikën e saj kundrejt Ukrainës.

Pacolli ka deklaruar përmes një postimi në “Twitter” se Kosova nuk do t’i pranojë pasaportat që ka lëshuar Rusia për banorët e dy qyteteve në Ukrainë.

“Kosova nuk i pranon të ashtuquajturat pasaporta që lëshon Rusia për qytetarët e Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainë. Kosova përkrah fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Rusia duhet të ndaloj ndërhyrjen e paligjshme në Ukrainë dhe të largoj trupat e saj nga aty”, ka shkruar Pacolli.