Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli - Foto: KALLXO.com

Pacolli: Kemi nevojë për mbështjetje për vizionin tonë

Pas shpërndarjes së Kuvendit, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë së kanë nevojë që qytetarët t’i japin mbështetje vizionit të tyre.

Pacolli nëpërmjet një njoftimi ka paralajmëruar së partia të cilën e udhëheq do të kandidojë me një program që do të adresojë sfidat ekonomike, partneritetin me Perëndimin dhe për sundimin e ligjit.

“Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan në favor të shpërbërjes së Kuvendit dhe hapjes së rrugës së thirrjes së zgjedhjeve që do t’i japin legjitimitet skenës politike. Sfidat me të cilat përballet Kosova janë të mëdha dhe ne kemi nevojë që qytetarët tanë të japin mbështetje për vizionin tonë”, ka shkruar lideri i AKR-së.

Pas pak më shumë se dy vite punë, sot, në një seancë plenare, Kuvendi i Kosovës i dha fund punës në legjislaturës së VI-të.

93 deputetë mblodhën nënshkrimet për të shkarkuar vetveten.

 

Vetëshpërndahet Kuvendi i Kosovës