Behgjet Pacolli I Foto: MPJ

Pacolli jep versionin e tij pse duhet të rinumërohen votat e 6 tetorit (VIDEO)

Gjatë intervistës në emisionin e përjavshëm “Argument Plus”, kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli tha se ka një arsye që koalicioni i tyre të kërkoj rinumërimin e votave.

Ai u shpreh se është ligjore të dihet se ku ka shkuar vota e qytetarit.

Pacolli tha se rezultati preliminar është bërë në bazë të informatave që kanë ardhë nga vëzhguesit dhe komisionerët e KQZ-së.

“Ne si koalicion kemi pa se çdo kuti që është rinumëruar ka treguar se aty ka pas ndryshime, ka pas diferenca, ato diferenca kanë qenë në favor të koalicionit tonë jo vetëm në favor të koalicionit tonë po edhe në favor të partive tjera. Ne e dimë që votat që janë në kutitë mbasi që janë në pyetje vetëm disa vota për ne nuk janë 1000 e 2000 vota, po janë në pyetje më pak se 130 vota. Ne e dimë që ato janë aty edhe është një arsye që ne të kërkojmë rinumërimin e atyre kutive”, tha Pacolli. /21Media