
Foto: Behgjet Pacolli/ Facebook
Pacolli jep detaje për projektin e aeroportit të Vlorës, kap shifrën qindra miliona euro
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka dhënë detaje rreth projektit për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, projekt që është fituar nga kompania e themeluar prej tij “Mabetex International”.
Sipas Pacollit, ky është projekti i parë i madh i fituar nga kompania në tokat shqiptare.
Vlera e projektit, sipas tij, është qindra miliona euro.
Pacolli ka shpjeguar se në fazën e parë (në periudhën dyvjeçare) do të ndërtohet ndërtesa e aeroportit dhe pista që kapin vlerën e investimeve mbi 103,500,000 euro dhe në fazën e dytë (në 4 vitet e para) do të zhvillohet infrastruktura suplementare e biznesit dhe turizmit që arrijnë vlerën e investimeve me qindra miljiona euro.
“Ky investim konsiderohët si investimi më i madh i ndonjë kompanie private në rajon në koherat e fundit”, ka shkruar Pacolli në Facebook.