Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pacolli: Gjyshi im thoshte ‘unë nuk jam i pasur me ble gjëra të lira’

Ish presidenti dhe ish ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Behgjet Pacolli e ka kritikuar Ligjin për Prokurimin Publik në Kosovë.

Ligji i Prokurimit Publik në Kosovë thotë se institucionet shtetërore në Kosovë tenderin duhet të ia japin kompanisë me ofertën më të lirë.

Pra, në rast se shumë kompani kanë plotësuar kriteret e tenderit, institucionet në Kosovë janë të obliguara që të ia japin tenderin kompanisë që ka ofruar çmimin më të lirë.

Në rast se tenderi i jepet kompanisë me çmim më të lartë, shkelet ligji për Prokurim Publik.

Mirëpo, Pacolli thotë se kjo është një gabim i madh.

Derisa ishte duke folur për rikonstruktimin e Ndërtesës së Rilindjes, që ishte bërë nga kompania e tij, Pacolli e ka kujtuar një fjali që ia kishte thënë gjyshi i tij.

“Gjyshi im thoshte unë nuk jam i pasur me ble gjëra të lira. Është një gabim i madh në Kosovë, që si kriter kryesor për dhënien ose jo të një projekti, varet nga çmimi”, tha Pacolli në Kallxo Pernime.