Pacolli flet për 3 BMW-të e Ministrisë së Punëve të Jashtme

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka komentuar blerjen e 3 veturave luksoze, BMW.

Ai në Kallxo Pernime ka treguar se pse i kanë blerë këto 3 vetura.

“Behgjeti nuk i ka blerë dhe as nuk është ulë në ato BMW. Behgjet Pacolli nuk ka pasur asnjëherë makinë zyrtare, as shofer zyrtar, as nuk ka marrë pagë Behgjet Pacolli, edhe pase kisha dashtë që ajo pagë me shku në fondacionin tim për bamirësi”, tha ai.

Sipas Pacollit, këto vetura janë blerë për nevoja të protokollit të shtetit.

“Mua më ka ardhë marre, çdo delegacion që ka ardhë, kanë shkuar me një Toyot, që njëherë ka qenë e amortizuar, njëherë jo. Kështu që e kam parë të dinjitetshme me qenë dy makina të protokollit, ashtu siç i kanë edhe shtetet më të varfëra në botë”, tha ai.

“BMW janë blerë për protokoll. Fillimisht kanë qenë dy BMW, pastaj është ardhë edhe një BMW, pasi që jam shkuar unë. Ato makina janë blerë me një çmim 50%, nuk e kemi paguar çmimin që shitet sot, e kemi shfrytëzuar atë mundësinë diplomatike. Ato makina është dashtë t’i shërbejnë protokollit”, shtoi Pacolli.

Ministria e Punëve të Jashtme: BMW-të janë blerë në kohën kur Ministria udhëhiqej nga Behgjet Pacolli