Pacolli: Askush përpos Hysenit nuk i di kapitujt që po diskutohen në dialog me Serbinë
Në seancën plenare të Kuvendit, deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, kritikoi qasjen e qeverisë Hoti ndaj dialogut.
Ajo tha se vetëm koordinatori Hyseni është në dijeni të kapitujve që po diskutohen.
“Hoti nuk di asgjë që është diskutuar në Bruksel për shkëmbimin e territoreve por e di që ato nuk janë të vërteta. Në shpërputhje me Kushtetutën ka emëruar një koordinator shtetëror apo ndërshtetëror siç e quajti Thaçi. Askush përpos tij nuk e di se çfarë përmbajnë kapitujt e diskutimeve sepse si duket Hyseni njëherë i raporton Presidentit pastaj Kuvendit,” është shprehur Pacolli.
Ajo tutje foli edhe për mocioni e inicuar dje nga partia që përfaqëson duke renditur pezullimin e politikës ndërkombëtare si një nga arsyet kryesore.
“Mocion mosbesimi për ata që i premtojnë Serbisë pezullim të politikës së jashtme në arenën ndërkombëtare, mocion për ata që e dërgojnë emrin e Republikës padrejtësisht në dialog pa përgatitje dhe strategji dhe pa miratim të Kuvendit,” është shprehur Pacolli.