Ilustrim

Pacienti me probleme mendore kërcen nga vetura në lëvizje në Ferizaj

Një person me probleme psikike është arratisur gjatë ditës së djeshme nga vetura e Entit Special në Ferizaj.

Dje rreth orës 14:00m një punëtore e Entit Speciale në Ferizaj, ka raportuar se derisa kishte qenë në lëvizje me veturë zyrtare në të cilën kishte qenë një person me probleme mendore, i njëjti kishte kërcyer nga vetura.

Më pas, sipas ankueses personi kishte ikur në drejtim të panjohur.

Njësitet policore ende janë në kërkim të personit të dyshuar.