Pa këmisha në Uashington

Ministri i Infrastukturës, Arban Abrashi ka publikuar një fotografi së bashku me Kryeministrin Avdullah Hoti dhe Zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, nga Uashingtoni gjatë një shetitjeje në kryeqytetin e SHBA-ve.

Në fotografi shihen vetëm pjesa e LDK-së në delegacionin e Kosovës. 

Fotoja është bërë disa orë para se të fillojë takimi mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, ku sipas rapotimeve do diskutohet për tema ekonomike.