Pa aprovim të Komisionit, propozimi për tërheqje nga Trusti shkon në Kuvend

Pa rekomandim të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, propozimi për tërheqje të mjeteve nga Trusti,  do të shkojë për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës.

Pas diskutimeve nga deputetët, ky Projektligj nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për t’u miratuar nga ky komision.

Opozita mbështeti projektligjin, ndërkaq pozita jo.

Paraprakisht, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu e ka prezantuar para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Bekim Haxhiu plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës.

Ai tha se tërheqja e një pjesë të kursimeve pensionale do t’i ndihmonte qytetarët pas krizave të ndryshme në dy vitet e fundit.Gjatë prezentimit, Haxhiu tha se sipas ndryshim plotësimeve, qytetarët do të mund të tërheqin 10 deri në 30% të shumës së kursimeve pensionale.

Deputeti i PDK-së e arsyeton iniciativën për tërheqjen nga Trusti