Oxhaku i një shtëpie mbush me tym lagjen e Muhaxherëve - VIDEO

Tymi i oxhakut të një shtëpie ka mbushur me tym lagjen e Muhagjerëve në Prishtinë.

Në disa video të siguruara nga Kallxo.com shihet sasi e madhe e tymit, i cili del nga oxhaku i një shtëpie.

Pamjet e plota i gjeni më poshtë:

Komuna e Prishtinës tash e disa vite ka bërë thirrje që të mos përdoret thëngjill për ngrohjen pasi konsiderohet si një ndër faktorët kryesor të ndotjes së ajrit në qytet gjatë stinës së dimrit.

Kurse aparatet për matjen e ajrit të vendosur nëpër disa lagje në qytet tregojnë se cilësia e ajrit paraqet nivel jo të shëndetshëm.

 

 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.