OVL- UÇK thonë se e kanë pranuar draft-aktakuzën ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit

Nasim Haradinaj nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thënë se në dosjen që kanë pranuar propozim aktakuzën nga Prokuroria e Specializuar ndaj Presidentit Hashim Thaçit dhe Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Sipas tyre në propozim-aktakuzë  përmenden si të akuzuar potencialë edhe Azem Syla, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

“Në atë anglishten time të cunguar, është një draft aktakuzë, ku përmenden emrat e Azem Sylës, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit. Këtu permenden disa vende të Kosovës.Këtë herë ai që na i sjelli ishte më i shpejtë. Na ka thënë që herën tjeter do të ua sjelli CD, ne e mirëpresim. Në këto dokumente përmenden emra të shumë njerzve”, tha i.

Haradinaj tha se nuk është qëllimi i tyre mbulimi i krimeve por sipas tij obligim i tyre është t’i mbojnë anëtarët e tyre.

“Kjo gjykatë po e dëshmonëatë që kemi thënë, që është e ngritur mbi baza të shpifjeve”, tha ai.

Kujtojmë se ditëve të kaluara, OVL-UÇK ka pranuar dy dosje rradhazi që sipas tyre përmbajnë dokumente nga hetimet që po bëhen në Dhomat e Specializuara, gjykatë kjo që ka mandat  të hetojë krimet e luftës të kryera në Kosovë nga viti 1999 deri në vitin 2000.

Të dy dosjet paraprake, sipas OVL-UÇK janë konfiskuar nga zyrtarë të Gjykatës Speciale.

Në propozim-aktakuzën e publikuar më 24 qershor nga Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendohet, se presidenti Thaçi, kryetari i PDK-së Kadri Veseli dhe nëntë të dyshuar të tjerë janë përgjegjës për krime lufte.

Thaçi e Veseli kanë mohuar akuzat për krime lufte.