OVL-UÇK paralajmëron protestë në tenda dhe dërgim në Gjykatën Kushtetuese të Ligjit për Paga

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, ka paralajmëruar se nuk do të ndalen duke protestuar dhe sipas tij nëse ky ligj nuk tërhiqet nga Qeveria, do ta dërgojnë edhe në Gjykatën Kushtetuese,

“Nëse kryeministri nuk merr vesh dhe ligji e merr plotfuqishmërinë e plotë ju garantoj që ne do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese dhe 100 për qind jemi të sigurt që gjykata do ta konstatoj që këta po shkelin ligj e kushtetutë”, tha Klinaku.

Ai tutje tha se nuk do të ndalen duke protestuar duke paralajmëruar edhe qëndrim në tenda para institucioneve.

“Ne do të dalim edhe me tenda dhe do të rrimë ditë e natë dhe ky pushtet deri të merr vesh neve do të na ka ne rrugë”, tha ai.

Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke protestuar para objektit të Kuvendit të Kosovës, për shkak se pensionet e tyre nuk janë përfshirë në Ligjin pë Pagën Minimale.