
ARKIV
OVL-UÇK: Nuk bashkëpunojmë me Qeverinë në detyrë, për festimin e Pavarësisë dhe Epopesë
Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 13.03.2025, mori Vendim që të mos bashkëpunojë me institucionet e Qeverisë së Kosovës, për festimin e 17-vjetorit të Pavarësisë dhe manifestimin e 27-vjetorit të Epopesë.
Sipas OVL-UÇK-së, Qeveria aktuale e Kosovës nuk ka treguar asnjëherë gatishmëri për bashkëpunim.
“Qeveria aktuale e Kosovës nuk ka treguar asnjëherë gatishmërinë e saj, që të bashkëpunojë me OVL-UÇK-në, në asnjë nga elementet që na takojnë me Ligj, duke na përjashtuar nga çdo formë e financimit dhe mbështetjes ligjore e institucionale. Por, vetëm duke na linçuar, ofenduar, përjashtuar nga çdo e drejtë e jona ligjore.” – thuhet në Vendimin e OVL-UÇK-së.
Tutje, në Vendim, më 13.02.2025, thuhet se festimi i këtyre dy datave historike do të bëhet përmes organizimeve nga OVL-UÇK-ja dhe Degët e saj nëpër çdo Komunë të Kosovës.
Qeveria e Kosovës të mërkurën, më 12.02.2925, ka publikuar logon zyrtare të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Krahas logos është publikuar edhe agjenda për Ditën e Pavarësisë.
Në ora 08:00, më 17 shkurt, pritet të fillojë mbledhja festive e Qeverisë. Më pas, në ora 8:20 pritet të bëhet ngritja e flamurit të Republikës së Kosovës.
Qeveria publikon logon dhe agjendën për 17-vjetorin e Pavarësisë