Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, Hagë

OVL UÇK nis kërkesë në Kuvend për ndryshime në Ligjin për Gjykatën Speciale

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot do t’i drejtohet me një kërkesë Kuvendit të Kosovës dhe grupeve parlamentare.

OVL e UÇK-së do të kërkojë ndryshime në Ligjin për Dhomat e Specializuara në Hagë.

Nasim Hardinaj nuk ka treguar saktësisht se çfarë ndryshime po kërkojnë, ndërsa tha se kërkesa e njëjtë do t’i dërgohet edhe Listës Serbe.

“Organizata e Veteranëve të Luftës dhe 44 organizata të tjera organizata tjera jo-qeveritare, që i përfaqëson Ahmet Grajqevci do ta dorëzojnë sot në ora 15:00”, tha ai.

“Kjo kërkesë ka me iu drejtua edhe Listës Serbe, jo vetëm grupeve Parlamentare shqiptare por edhe Grupit Parlamentar të Listës Serbe. Ta dimë kush ku është, te shohim edhe Listën Srrbe a e meriton me qenë në Parlament”, deklaroi ai për KALLXO.com.