OVL UÇK ndryshon mënyrën e protestës kundër akuzave të Speciales ndaj Thaçit e Veselit

Organizata e Veteraneve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbajë protestën më 9 korrik por ajo do të mbahet nëpër komuna me vetëm 99 persona.

Nasim Haradinaj në një konferencë për media deklaroi se ky ndryshim ka ardhur pas rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për shkak të rrezikut të përhapjes së pandemisë.

Protestimi ka deklaruar se është obligative për veteranët, kurse për popullin, vullnetare.

“Ne këshilli organizativ e ka caktu 9 korrik, ora 12, në shesh kemi caktuar një protestë gjithëpopullorE. Për veteranët është obligative, për popullin është vullnetare. Por, OVL ka parasysh rrethanat shëndetësore. Ne ju kemi drejtu IKSHPS që te na sugjerojnë apo të na japin këshilla shëndetësore. Na edhe luftën e kemi me mbrojte popullin.

“Ne nuk duam ta prongolojmë protesten, por kemi mendu që ta bëjmë protestën në kuvendet komunale. Duke e përcjellë rregullat 50 vet në lokale e 100 vetë shesh. Ne kemi vendosë që çdo degë e OVL në komuna te dalin me 9 korrik, 99 persona. Fjalimi do të jetë i njëjtë dhe do te flasin dy persona. Një nga OVL UCK dhe një nga shoqata e te burgosurve politik. Taktika e protestës ka ndërru”, tha ai.

Protesta po mbahen pas aktakuzave të ngritura ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Organizimi do të mbahet të enjten me fillim prej orës 12:00.

Veseli kishtë kërkuar që të anulohet protesta e paralajmëruar që do të mbahet më 9 korrik, për shkak të situatën pandemike.