OVL e UÇK-së kërkon nga Kuvendi të mos i vazhdohet mandati Gjyaktës Speciale

Hysni Gucati, Kryetar i Organizatës se Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se në muajin gusht do të kërkojnë nga Kuvendi i Kosovës, të shfuqizojë ligjin për Gjykatën Speciale. Ai ka shtuar se do të flasin me të gjitha partitë politike për të kërkuar shfuqizimin e saj.

“Ne do t’i drejtohemi parlamentit në gusht që të mos i vazhdohet mandati Gjykatës Speciale… Ne do të flasim me te gjitha partitë parlamentare dhe shpresojmë qe do te hasim në mirëkuptim për shfuqizimin e ligjit”, ka thënë ai.

Nënkrytari i OVL-së, Nasim Haradinaj ka shtuar se do t’i drejtohen edhe drejtësisë ndërkombëtare për Gjykatën Speciale , duke e quajtur atë gjykatë politike.

“Ne i drejtohemi kuvendit dhe drejtësisë nderkombëtare që është një gjykatë politike. Kjo është protesta e parë. Mos harroni që ka disa deputetë që kanë thanë se tash se kishim votu Gjykatën Speciale”, ka thënë Haradinaj.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka paralajmëruar protestë me 9 korrik ora 12:00 pas ngritjës së aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.