Osmani: Vuçiq është vazhdimësi e një mendësie që ka ekzistuar në vitet e 90-ta në Serbi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke marrë pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor, i cili po mbahet në Tiranë.

Osmani tha se Kosova do ta paraqes aplikimin për anëtarësim në BE në fund të këtij viti dhe se shpreson shumë në mbështetjen e plotë të vendeve anëtare të BE-së.

Osmani tregoi se në këtë samit është si udhëheqja e vendit më pro evropian që ekziston. Ajo shtoi se kanë treguar këtë përkushtim ndaj BE-së dhe vlerave të saj në çdo veprim që kanë ndërmarrë.

“Duhet që BE-ja të lëvizë nga fjalët në vepra kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave për Kosovën” – tha ajo.

Osmani ka folur edhe për presidentin serb, Alkesandar Vuçiq.

Sipas Osmanit Vuçiqi është vazhdimësi e një mendësie që ka ekzistuar në vitet e 90-ta në Serbi.

“Për fat të keq, Vuçiç është vazhdimësi e një mendësie që ka ekzistuar në vitet ’90 në Serbi dhe është kjo që çoi në luftë e shkatërrim. Kjo mendësi duhet hedhur poshtë nga të gjithë”- shtoi Osmani duke treguar se ajo çfarë po tregon Kosova këto ditë është e kundërta e asaj që tregon Vuçiqi.

Sipas Osmanit dialogu është një proces në vete që lehtësohet nga BE-ja dhe sipas saj duhet të përqendrohet te njohja e ndërsjellë.

Osmani theksoi se është presidente e shtetit më proevropian duke treguar përkushtimin drejt BE-së dhe vlerave të BE-së, sidomos kur vjen për 100 për qind të rreshtimit me politikën e jashtme dhe sigurisë të BE-së, dhe për vënien e sanksioneve ndaj Rusisë.

Liderët e Bashkimit Evropian po takohen me homologët e tyre nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) në kryeqytetin e Shqipërisë.

Rëndësia e samitit BE – Ballkani Perëndimor në Tiranë